MENU

Where the world comes to study the Bible

11. Dy komponentë kryesorë dhe Krijimi i një plani

IA. Dy komponentë kyç

1B. Lutja për dishepujt tanë

1C. Shembulli i Jezusit

Pa dyshim që Jezusi shpesh u lut për dishepujt e tij, por tek Gjoni 17 gjejmë lutjen më të gjatë, më të plotë dhe më udhëzuesen të Tij. Tek Gjoni 17, Jezusi bën atë lutje të cilës iu është referuar si ‘Lutja prej Kryeprifti’. Në këtë lutje ai i kërkon Perëndisë një numër gjërash për dishepujt e tij. Së pari, Jezusi lutet që Ati t’i mbrojë dishepujt e tij mbasi ai të largohet. Natyra e mbrojtjes që Jezusi kërkon nga Ati, ka të bëjë me unitetin e pasuesve të tij (17:11). Gjithashtu ajo përfshin edhe sigurinë e përjetëshme të dishepujve të tij dhe duke u zgjeruar më shumë pastaj duke u lutur për të gjithë ata të cilët më vonë do ta ndjekin atë si pasojë e mesazhit të dishepujve (17:20). Së dyti, dhe duke vazhduar me lutjen e tij për mbrojtje për dishepujt, Jezusi gjithashtu i kërkon Atit që dishepujt të mos nxirren nga bota, por të mbrohen nga Djalli (17:15). Së treti, Ai gjithashtu lutet për shenjtërimin e dishepujve të tij me anë të fjalës së Perëndisë (17:17) dhe gjithashtu që ata të shkojnë në botë, siç shkoi edhe ai. Së katërti, Jezusi i kërkon Perëndisë t’i bëjë pasuesit e tij “një” kështu që bota ta njihte që ai ishte dërguar nga Perëndia dhe se Perëndia i do ata që besojnë në Krisht (17:23). Dhe së pesti, Jezusi lutet që ata që e duan, të jenë me përjetësisht me të (17:24).

Ne gjithashtu duhet të lutemi që Perëndia t’i mbrojë dishepujt tanë gjatë shtegëtimit të tyre këtu në tokë; duhet të lutemi për mbrojtjen e tyre nga e keqja dhe nga i ligu. Ne gjithashtu duhet të lutemi për unitet midis vëllezërve dhe motrave tona që kanë bindje të ndryshme. Lutuni gjithashtu që ata të mos shkëputen nga bota, por të jetojnë në të së bashku me njërëzit, Jezusin – mjeshtrin. Së fundi, ne duhet t’i kërkojmë Perëndisë t’i japë dishepujve dhe miqve tanë një uri për parajsën, për të qenë me Jezusin; një uri e atillë, me shumë mundësi do të fokusojë të gjithë jetën dhe shërbimin e tyre këtu në tokë.

2C. Shembulli i Palit

Pali, duke ndjekur mjeshtërin e tij në veçanti, u lut vazhdimisht për fëmijët e tij në besim. Lutjet e tij janë shumë udhëzuese dhe do të bënim mirë t’i studionim, të reflektonim mbi to dhe pastaj t’i imitonim me sinqeritet në zemër. Le t’i shikojmë dy prej këtyre lutjeve.

1D. Efesianëve 1:15-23

1:15 Prandaj edhe unë, qëkur dëgjova për besimin tuaj në Jezu Krishtin dhe për dashurinë që keni ndaj gjithë shenjtorëve, 1:16 nuk pushoj së falënderuari për ju dhe duke ju kujtuar në lutjet e mia, 1:17 që Perëndia i Zotit tonë Jezu Krisht, Ati i lavdisë, t'ju japë juve Frymën e diturisë dhe të zbulesës, në njohurinë e tij, 1:18 dhe t'u ndriçojë sytë e mendjes suaj, që të dini cila është shpresa e thirrjes së tij dhe cilat janë pasuritë e lavdisë së trashëgimisë së tij në shenjtorët, 1:19 dhe cila është madhështia e jashtëzakonshme e fuqisë së tij ndaj nesh, që besojmë sipas veprimit të forcës së fuqisë së tij, 1:20 të cilën e vuri në veprim në Krishtin, duke e ringjallur prej së vdekurish dhe duke e vënë të ulej në të djathtën e tij në vendet qiellore, 1:21 përmbi çdo principatë, pushtet, fuqi, zotërim dhe çdo emër që përmendet jo vetëm në këtë epokë, por edhe në atë të ardhme, 1:22 dhe vuri çdo gjë nën këmbët e tij, edhe ia dha për krye përmbi çdo gjë kishës, 1:23 e cila është trupi i tij, plotësia i atij që mbush çdo gjë në të gjithë.

Në këtë pasazh Pali na mëson duke na dhënë një shembull, që lutja për të Krishterët është një domosdoshmëri dhe se ajo fillon me mirënjohjen. Ne duhet ta falenderojmë Perëndinë kur të shikojmë njerëzit e Tij të praktikojnë besimin në Krisht dhe dashurinë për njëri tjetrin. Në fund të fundit, kjo është egzaktësisht ajo për të cilën u lut Jezusi tek Gjoni 17: besim tek ai dhe dashuri për njëri tjetrin. Atëherë neve na u dashka që të lutemi, duke i kërkuar Atit të Zotit tonë Jezus Krisht t’u japë atyre (dhe neve) urtësi shpirtërore dhe zbulesë. Njerëzit tanë kanë nevojë për të patur zbulesa të natyrës së Perëndisë, që ata të mund të shikojnë se si jeta e tyre lidhet me Krishtin dhe se si jeta e tyre duhet të jetohet në një mënyrë që nderon Perëndinë. Kjo është urtësi shpirtëroredhe zbulë në njohurinë e Perëndisë. Mbasi të jemi lutur për këtë, ne duhet të vazhdojmë t’i kërkojmë Perëndisë që njerëzit (dishepujt) tanë, të njohin tri gjëra: (1) Fundin e fundit, sigurinë dhe drejtimin (shpresën) e thirrjes së tyre (Romakët 5:3-5; 1 Korintasve 2:9; Titi 2:13); (2) pasuria e trashëgimisë së Perëndisë në shenjtorët dhe vendi i tyre si i një anëtari të përzgjedhur me dorë, dhe (3) përvoja e fuqisë së pamatë të Tij ndaj nesh, e njëjta fuqi që ngriti Krishtin nga të vdekurit, na bëri të tijët, na çliroi ne nga mëkati, dhe tani na mundëson ne që përditë të nënshtrohemi Zotësisë së Tij (rjeshtat 21-23), të duam të tjerët dhe të ecim ashtu si i takon shpëtimit që kemi marrë. Kur ne lutemi si Pali lutet këtu, ne duhet të kujtojmë – siç e demonstron edhe ai – që ç’do gjë e mirë që ne kemi është nëpërmjet Krishtit Jezus, Zotit tonë.

2D. Efesianëve 3:14-20

3:14 Për këtë arsye unë po i ul gjunjët e mi përpara Atit të Zotit tonë Jezu Krisht, 3:15 nga i cili merr emër çdo familje në qiejt dhe mbi tokë, 3:16 që t'ju japë, sipas pasurisë së lavdisë së vet, të forcoheni me fuqi nëpërmjet Frymës të tij në njeriun e përbrendshëm, 3:17 Krishti të banojë në zemrat tuaja me anë të besimit, 3:18 , të rrënjosur dhe të themeluar në dashuri, të mund të kuptoni me të gjithë shenjtorët cila është gjërësia, gjatësia, thellësia dhe lartësia, 3:19 dhe (kështu) ta njihni dashurinë e Krishtit që tejkalon çdo njohuri, të mbusheni me tërë plotësinë e Perëndisë. 3:20 Tani atij që, sipas fuqisë që vepron në ne, mund të bëjë jashtë mase më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë, 3:21 atij i qoftë lavdia në kishën në Krishtin Jezus për të gjitha brezat, në jetë të jetëve. Amen.

Qëllimi final për të cilin Pali lutet këtu është që Efesianët dhe kisha në mbarë botën të mbushet me të gjithë plotësinë e Perëndisë. Shprehja “plotësia e Perëndisë” i referohet “prezencës dhe fuqisë, jetës dhe sundimit” të Perëndisë, në të gjithë lavdinë e Tij. Pali e kupton që ka disa gjëra që Perëndia duhet të bëjë përpara se kjo lutje të marë përgjigje. Së pari, dhe këtë ne duhet ta përfshijmë në lutjet për njerëzit tanë, Pali lutet për forcë në njeriun e tyre të brendshëm që Krishti të jetojë në zemrat e tyre, nëpërmjet besimit. Së dyti, ai lutet (ka në mendie ndërkohë që lutet) që i gjithë komuniteti të jetë i rrënjosur në dashuri për Krishtin dhe për njëri tjetrin, dhe në këtë kontekst, të jetë në gjendie të njohë madhështinë, shkëlqyeshmërinë dhe natyrën super racionale të Perëndisë. Dhe gjithashtu, thotë Pali, ne duhet të lutemi me konfidencë sepse Perëndia është në gjendie të bëjë më tepër se ç’mund të ëndërrojmë ne! Këto janë ato lloj lutjesh që ne duhet të bëjmë për dishepujt tanë.

2B. Të Bërit Shok dhe Dashuria për Dishepujt Tanë: “Bekimi”

1C. Kohët jo formale së bashku

Ka dy lloje kohërash që ne kalojmë me dishepujt tanë, nëse flasim në përgjithësi. Kemi kohë joformale dhe formale. E para ka të bëjë me qëndrimin bashkë me ta për çfarëdo arsye, ku nuk kemi ndonjë orar prë të ndjekur apo ndonjë kurs studimi Bible, ndonjë kohë lutjeje apo synime trainimi. Kjo është thjesht kohë familijare! Idealisht, pjesa më e madhe e kohës tuaj duhet të jetë pikërisht kjo, kështu që dishepujt tuaj t’ju shohin ju me familjen tuaj, në punën tuaj, me shokët tuaj, ose në hobet tuaja etj. . Në këto gjëra ato shikojnë “më të mirënë” dhe “më të keqen”. “Më tepër mësohet duke parë sesa duke dëgjuar” (krahaso me “imitues” tek 1 Sel 1:6) dhe kjo është koha kur shumë prej kësaj do të mund të ndodhë. Mbani mend që konteksti më i mirë për një ndikim të vërtetë, është miqësia. Mos u fshih pas një takimeve 1 orëshe. Kur u pyet se ku po shkonte, Jezusi i tha Andreas dhe Pjetrit “hajde dhe shikoni”! (Gjoni 1:39).

2C. Kohët e Përbashkëta Formale

Duke menduar sikur miqësia juaj është thelluar, kjo do të përbënte një kontekst të shkëlqyer për një kohë të strukturuar së bashku. Është pikërisht gjatë kësaj kohe që dishepujt tuaj do të vinë të përgatitur, duke bërë vetë një studim etj. , dhe ju do të investoni një kohë të përqendruar së bashku me ta, mbi çështjet e “zemrës, kokës dhe duarve”.

IIA. Hartimi i një plani – Përdorimi i Kohës Formale: Fillimi me një “Leksion mbi Sigurinë”

Kur dikush bëhet i Krishterë, ka nevojë për ndihmë. Ashtu si një bebe e porsa lindur ka nevojë për qumështin e nënës, po kështu edhe i Krishteri i ri ka një nevojë të menjëhershme për t’u ushqyer në fjalën e Perëndisë dhe në lutje (1 Pjetrit 2:1-3). “Leksionet mbi Sigurinë” janë skicuar për të futur një besimtar të ri, në fjalë, për t’iu përgjigjur pyetjeve të rëndësishme, dhe për t’i forcuar ata në besim. Këto studime mund të bëhen për 30 apo 90 minuta. Këto mund t’ua jepni të Krishterëve të rinj (p.sh. një herë në javë), t’i bëni bashkë dy apo tre, dhe pastaj të diskutoni mbi ato që ata kanë mësuar. Kërkoini atyre të përpiqen të bëjnë ato dy apo tre të tjerat që mbeten, në mënyrë të pavarur, proçes mbas të cilit, ju të dy mund të takoheni e të diskutoni për punën e bërë. Shumë të Krishterë të rinj, nuk e dinë se ku janë të renditur librat e Biblës, apo se ç’kuptim kanë disa fjalë të caktuara, etj. kështu që në këtë periudhë, ju duhet t’i ndihmoni.

1B. Siguria e Dashurisë së Pakushtëzuar të Perëndisë

1C. Lexo Romakët 5:6-8

5:6 Sepse, ndërsa ishin akoma pa forcë, Krishti vdiq në kohën e tij për të paudhët. 5:7 Vështirë në fakt se vdes dikush për një të drejtë; mbase ndonjë do të guxonte të vdiste për një njeri të mirë. 5:8 Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.

1D. Pyetje për të menduar dhe medituar

1. Si e provoi Perëndia dashurinë e tij për ne? (Si vazhdon ta provojë Perëndia, dashurinë e tij për ne? P.sh. Mateu 6:32)

2. Në ç’kushte ishim kur Krishti vdiq për ne? Ç’mendoni ju se do të thotë të jesh i pa shpresë? Në ç’kuptim dhe në lidhje me çfarë?

3. Cili është ndryshimi midis dashurisë së Perëndisë dhe dashurisë që njerëzit kanë në botë?

4. Sa prej mëkateve të tua i takonin të ardhmes kur Krishti vdiq për ju? Ç’domethënie ka kjo për dashurinë e tij ndaj teje?

5. Lexo Romakët 5:5. Si e bëri Perëndia personalisht veten e tij të njohur ndaj teje?

6. Bëj një përmbledhje të asaj që ky pasazh të mëson për dashurinë e Perëndisë ndaj teje.

2C. Lexo Vajtimet 3:22-24

3:22 Éshtë një hir i Zotit që nuk jemi shkatërruar plotësisht, sepse mëshirat e tij nuk janë mbaruar plotësisht. 3:23 Përtëriten çdo mëngjes; e madhe është besnikeria jote. 3:24 Zoti është pjesa ime, thotë shpirti im, prandaj do të kem shpresë tek ai.

1D. Pyetje për të menduar dhe medituar.

1. ç’do të thotë fjala mirësi? Ç’domethënie ka kjo fjalë për ty kur është në shumës, pra – mirësitë?

2. Sipas këtij pasazhi, a do të vijë ndonjëherë ndonjë kohë kur Perëndia të mos dëshirojë më të jetë i sjellshëm dhe keqardhës ndaj teje, që do të thotë – që ai të të mos dojë më?

3. Përse është domethënëse, sipas jush, që Jeremia thotë që mirësitë e Perëndisë ripërtërihen ç’do mëngjes? Si krjon shpresë tek një person kjo gjë?

4. ç’do të thotë fjala besnik? Ç’lloj besnikërie demostron Perëndia?

5. Përse mendoni që psalmisti e vendos shpresën e tij tek Perëndia? Përse duhet që ju ta vendosni shpresën tuaj tek Perëndia?

6. Bëj një përmbledhje të këtij pasazhi dhe tregoni se si ju ka ndihmuar ai sot.

3C. Meditoni mbi Hebrenjtë 12:4-10

12:4 Ju akoma nuk keni qëndruar deri në gjak, duke luftuar kundër mëkatit, 12:5 dhe keni harruar këshillën që ju drejtohet juve porsi bijve: ``Biri im, mos e përçmo qortimin e Perëndisë dhe mos e humb zemrën kur ai të qorton, 12:6 sepse Perëndia ndreq atë që do dhe fshikullon çdo bir që i pëlqen''. 12:7 Në qoftë se ju do ta duroni qortimin, Perëndia do t'ju trajtojë si bij; sepse cilin bir nuk e korigjon i ati? 12:8 Por, po të mbeteni të pandrequr, ku të gjithë u bënë pjestarë, atëherë jeni kopila dhe jo bij. 12:9 Pastaj etërit tanë sipas mishit i patëm për të na ndrequr dhe i nderonim ata; a nuk do t'i nënshtrohemi edhe më tepër Atit të shpirtrave, për të jetuar? 12:10 Sepse ata na ndreqën për pak ditë, ashtu siç u dukej më mirë, kurse ai na ndreq për të mirën tonë që të bëhemi pjestarë të shenjtërisë së tij. 12:11 Çdo ndreqje, pra, aty për aty, nuk duket se sjell gëzim, po hidhërim; por më pas u jep një fryt drejtësie atyre që janë ushtruar me anë të tij.

1D. Pyetje për mendim dhe meditim

1. ç’do të thotë të luftosh me mëkatin?

2. A do të thotë dashuria juaj për fëmijët që ju kurrë nuk keni për t’i disiplinuar kur të gabojnë?

3. ç’marrëdhënie kemi ne me Perëndinë? Si i trajtoni ju fëmijët tuaj kur ata gabojnë?

4. Bëj një përmbledhje me fjalët e tua të mendimit tek vargu 7-8. Sigurisht që ju i dishepulloni fëmijët tuaj. A do t’i donit ju me të vërtetë ata nëse do t’i linit të vazhdonin në budallallëkun dhe çthurjen e tyre? Por a bëni ju të njëjtën gjë me fëmijët e të tjerëve?

5. Tek vargu 9, cili është qëllimi final, për të cilën Perëndia na disiplinon ne si fëmijët e Tij?

6. Cila është përvoja jonë përsa i takon disiplinës? A është e pëlqyeshme ajo? Lexo v. 11. Por cili është produkti përfundimtar i disiplinimit tonë nga Perëndia sipas vargut 11?

4C. Përmbledhje

Përmblidhe këtë studim mbi dashurinë e Perëndisë, duke bashkangjitur veprën e Tij në kryq, nevojën tuaj, dhe mënyrën se si ai ju trajton juve si një At. Si ju ka influencuar juve ky studim? Cilat janë disa pyetje që ju keni për të cilat ju do të donit të diskutonit me dikë ndonjëherë?

2B. Siguria e faljes dhe e pastrimit nga Perëndia

1C. Lexo 1 Gjonit 1:7-9

1:7 por, po të ecim në dritë, sikurse ai është në dritë, kemi bashkësi njeri me tjetrin, dhe gjaku i Jezu Krishtit, Birit të tij, na pastron nga çdo mëkat. 1:8 Po të themi se jemi pa mëkat, gënjej-më vetveten dhe e vërteta nuk është në ne. 1:9 Po t'i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi.

1D. Pyetje për të menduar dhe medituar

1. ç’mendoni ju se kupton Gjoni me fjalën ecje? Po me dritë?

2. Cili është kushti për marrëdhënie tek rjeshti 7?

3. Mbi ç’baza janë besimtarët të pastruar nga mëkati i tyre? Sa prej mëkatit të tyre pastrohet?

4. Cili është problemi nëse ne deklarojmë që nuk kemi mëkatuar ndonjëherë apo që nuk ka më mëkat në jetën tonë?

5. çfarë është faji? Mendoni prë një çast. Nëse një person thyen ligjin, ata janë në një gjendie faji edhe nëse “ndjehen” apo jo fajtorë. Por kur Gjoni përmend “mbajtjene fajit të mëkatit” ai po flet për gjendjen si dhe për ndjenjat tona.

6. Dy gjëra janë të vërteta për ata që mohojnë prezencën e mëkatit në jetët e tyre. Sipas vargut 8, cilat janë ato dy gjëra?

7. Të pohojmë mëkatet tona, do të thotë që ne pranojmë përpara Perëndisë mëkatet tona specifike. Ne nuk i fshehim ato; ai i di të gjitha ato një për një. Cilat janë dy atributet apo karakteristikat e Perëndisë që përmend Gjoni? Si lidhen ato me çfarë thotë Perëndia se do të bëjë kur ne t’i rrëfejmë mëkatet tona?

8. ç’premton se Perëndia se do të bëjë nëse ne ia rrëfejmë mëkatet? A do të na pastrojë ai vetëm nga disa mëkate të caktuara? Ç’mëkat keni kryer që e bën të vështirë për ju që të besoni që Perëndia do t’ju falë kur ju ta rrëfeni (apo, ju ka falur kur ju e keni rrëfyer)?

9. ç’gjëra e bëjnë të vështirë për ju që të besoni që Ai jo vetëm do që t’ju falë, por edhe që Ai tashmë e ka bërë këtë gjë? Si ju ndihmon në këtë pikë vargu 9?

2C. Lexo Psalmin 103:11-12

103:11 Sepse sa të lartë janë qiejtë mbi tokën, aq e madhe është mirësia e tij ndaj atyre që kanë frikë prej tij. 103:12 Sa larg është lindja nga perëndimi, aq shumë ai ka larguar nga ne fajet tona. 103:13 Ashtu si një baba është i mëshirshëm me bijtë e tij, kështu është i mëshirshëm Zoti me ata që kanë frikë prej tij.

1D. Pyetje për të menduar dhe medituar

1. Sa larg janë qielli nga toka? Lindja nga Perëndimi? Sa larg i ka larguar Ai paudhësitë nga ne?

2. Si është keqardhja e një babai ndaj fëmijës së tij?

3. Mendoni për disa shembuj të mirë kujdesi atëror dhe lidheni këto me kujdesin atëror të Perëndisë ndaj fëmijëve të tij.

4. Si ju ndihmon të lidheni me Perëndinë dhe të besoni që mëkate tuaja janë falur imazhi Atëror i Perëndisë.

5. Përmblidhe këtë pasazh dhe gjej se si lidhet ai me përvojën tuaj të faljes së Perëndisë.

3C. Përmbledhja

Përmblidh idetë në këto vargje. Vëreni themelin e faljes dhe gjërat që ajo prëfshin

3B. Siguria e përgjigjes së lutjeve

1C. Gjoni 16:24

16:24 Deri tani ju s'keni kërkuar asgjë në emrin tim; kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë.

1D. Pyetje për të menduar dhe medituar

1. çfarë nuk kishin përjetuar kurrë më parë dishepujt? A qëndron edhe për ty kjo gjë?

2. ç’u tha Jezusi atyre të bëjnë?

3. ç’premtim u dha ai, nëse ato do t’i kërkoni atij? Ç’të tregon kjo për zemrën e Perëndisë?

4. Lexo Mateun 6:25-34. ç’na tregon Jezusi për lutjen dhe kuptueshmërinë e Perëndisë përsa i takon nevojave tona? Si mendoni, përse ndodh që Perëndia i di nevojat tona, e megjithatë Ai na urdhëron të lutemi?

5. Përse i përgjigjet Perëndia lutjeve tona, sipas Gjonit 16:24? Si lidhet përgjigjia e lutjes me gëzimin në jetën tonë? A e keni përjetuar këtë në përgjigjen e ndonjë lutjeje?

6. Përpiquni ta shkruani një lutje dhe atë lutje ta bësh përditë. Shiko për përgjigjen e Perëndisë. Pastaj gëzimin tënd ndaje me dikë tjetër dhe edhe këtë shkruaje për ta patur më vonë si inkurajim. Mbaj mend që besnikëria e Perëndisë është forca kryesore për inkurajim në kohë të vështira.

2C. 1 Gjonit 5:14-15

5:14 Kjo është siguria që kemi përpara tij: nëse kërkojmë diçka sipas vullnetit të tij, ai na e plotëson: 5:15 Dhe nëse dimë se ai na i plotëson të gjitha ato që i kërkojmë, ne dimë se i kemi ato që i kërkuam atij.

1. ç’do të thotë termi konfidencë (në Biblën shqip ‘siguria’)? Jep një ilustrim.

2. ç’do të thotë ndonjë gjë (në Biblën shqip ‘diçka’)? Cili është një kufizim i ndonjë gjë.

3. Cili është burimi kryesor për të mësuar mbi vullnetin e Perëndisë që ne të mund të fillojmë të mendojmë siç mendon edhe ai dhe që të kërkojmë gjëra që janë me të vërtetë në zemrën e tij?

4. Sipas Gjonit, ç’do të thotë që Perëndia na dëgjon?

5. Përmblidh gjërat që ky pasazh mëson për lutjen. Lidhe këtë me Gjonin 15:7.

6. Si mund ta zbatoni këtë pasazh në jetën tuaj këtë javë?

3C. Përmbledhje

Përmblidhni ato që ju mendoni se mësojnë këto vargje për sigurinë e përgjigjes së lutjeve.

4B. Siguria e Fuqisë së Perëndisë për Fitore mbi Mëkatin

1C. Filipianët 4:13

4:13 Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon.

1D. Pyetje për të menduar dhe medituar

1. Si mund të bëjë Pali gjithçka që Perëndia e ka thirrur të bëjë?

2. Si e forcoi Perëndia atë? Si do të na forcojë Ai ne?

3. A do të thotë kjo se ai nuk do apo nuk ka nevojë për ndihmë nga njerëzit e tjerë? Lexo Fil. 4:14.

2C. 1 Korintasve 10:13

10:13 Asnjë tundim nuk ju ka gjetur juve, përveç se tundimi njerëzor; por Perëndia është besnik dhe nuk do të lejojë që t'ju tundojnë përtej fuqive tuaja, por me tundimin do t'ju japë dhe rrugë dalje, që ju të mund ta përballoni.

1D. Pyetje për të menduar dhe medituar

1. ç’do të thotë të jesh i gjendur?

2. Në ç’kuptim nuk ndryshojnë sprovat dhe tundimet tona nga ato të njerëzve të tjerë? Si ju ndihmon njohuria e kësaj gjëje ju?

3. Në këtë pasazh, cili është atributi kyç i Perëndisë që duhet kujtuar kur kalojmë nëpër tundime? Përse do të ishte e nevojshme kjo gjë?

4. Pasi lexoni 1 Korintasve 10:1-13, ç’mendoni se do të thotë Pali me “rrugë dalje”. Ç’mund të jetë kjo rrugëdalje?

5. Cili është virtyti kryesor që Perëndia synon të përftojmë nga tundimet?

3C. Përmbledhje

ç’do të thotë atëherë të jesh i sigurtë për fuqinë e Perëndisë për fitore mbi mëkatin? Lexo Romakët 6:12-14 për ta mishëruar këtë ide pak më tepër.

5B. Siguria për Praninë dhe Udhëzimin e Perëndisë

1C. Fjalët e Urta 3:5-6

3:5 Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd; 3:6 pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua.

1D. Pyetje për të menduar dhe medituar

1. Cili është virtyti kryesor që ne duhet të shrehim në proçesin e kërkimit të drejtimit nga Perëndia?

2. Me sa pjesë të zemrës duhet t’i besojmë atij? Përse duhet kështu?

3. ç’do të thotë “të mos mbështetemi në kuptimin tonë”? A është kjo gjë e njëvlefshme me mospërdorimit fare të tij? Patjetër që vendimi njerëzor për t’i besuar Perëndisë me të gjithë zemrën tonë nënkupton përdorimin e kuptimit tonë. Prandaj ç’mendoni se do të thotë autori?

4. Sipas vargut 6, cila është shprehja kryesore e besimit?

5. Cili është premtimi për ata që i besojnë Perëndisë duke e pranuar atë në gjithçka bëjnë?

2C. Psalmi 32:8

32:8 Unë do të të edukoj dhe do të të mësoj rrugën, nëpër të cilën duhet të ecësh; unë do të të këshilloj dhe do ta mbaj syrin tim mbi ty.

1D. Pyetje për të menduar dhe medituar

1. ç’premton Perëndia se do të bëjë?

2. Si do të na drejtojë Perëndia në të vërtetën se si duhet të jetojmë? Ç’rol luajnë në këtë drejtim Shpriti, shkrimet dhe mësuesi / shokët e perëndishëm? Po rrethanat tona?

3. ç’do të thotë të këshillosh dikë?

4. ç’domethënie ka shprehja: “do ta mbaj syrin tim mbi ty”?

5. Pasi t’i jeni përgjigjigjur të gjitha këtyre pyetjeve, si mendoni se do t’ju drejtojë Perëndia në punët e përditëshme të jetës po aq të rëndësishme sa edhe vendimet jetë ndryshuese?

Related Topics: Prayer, Discipleship, Assurance

Report Inappropriate Ad